Fedora Logo

Fedora Workstation është një sistem operativ i qëndrueshëm, i lehtë për përdoruesin, dhe i fuqishëm, për kompjuter laptop ose desktop. Mbulon nevojat për një gamë të gjerë zhvilluesish, prej atyre që e duan për hobi dhe nxënësit, e deri te profesionistët në mjedise korporatash.

“Moria e mjeteve të furnizuara nga
Fedora më lejon të bëj punën time.
Funksionon xham.”

Christine Flood, Inxhinier performance JVM-sh

Ndërfaqe përdoruesi e hajthme

Përqendrohuni te kodi juaj, që nga mjedisi GNOME 3 për desktop. GNOME është krijuar duke pasqyruar edhe mendimet e programuesve, ndaj minimizon shpërqendrimin, që kështu të merreni me atë çka është e rëndësishme.

Grup mjetesh i plotë, me burim të hapur

Anashkaloni mërzinë e të kërkuarit ose ndërtimit të mjeteve që ju duhen. Me grupin e plotë Fedora të gjuhëve, mjeteve dhe gjërave të dobishme me burim të hapur, gjithçka e keni vetëm një klikim ose një rresht urdhrash larg. Madje ka edhe strehim dhe depo projektesh, të tilla si COPR, për t’i ofruar bashkësisë kodin dhe montimet tuaja pa humbur kohë.

GNOME Boxes & dhe të tjera mjete virtualizimi

Bëni gati dhe vini në punë shpejt e shpejt makina virtuale, për të testuar kodin tuaj në platforma të ndryshme, përmes GNOME Boxes. Ose hyni më thellë, te mjete të fuqishme, të skriptueshme virtualizimi, për më tepër kontroll.

Mbulim i brendshëm për Docker

Kontejnerizojini aplikacionet tuaja, ose instaloni aplikacione të kontejnerizuar drejt e te Fedora, duke përdorur teknologjinë më të fundit, Docker, fjala vjen.

Gati për të bërë një provë me Fedora Workstation?

Shkarkojeni tani

There's more to

Shërbyes

Teknologjia më e re. Themele të qëndrueshme. Tok, për aplikacionet dhe shërbimet tuaja.

Atomic

I hajthëm. I fuqishëm. Gati për Everycloud.