Fedora Logo

“Thjeshtësia që sollën rolekit-i dhe cockpit-i e kanë bërë instalimin e shërbyesve fare të lehtë. Për çka më merrte disa ditë me sisteme të tjerë operativë, m’u desh më pak se një orë me Fedora 26 Server. Funksionon.”

Dan Mossor, Inxhinier Sistemesh

Fedora Server është një sistem operativ me një cikël të shkurtër jete, i mbuluar nga bashkësia, që u lejon përgjegjësve të regjur të sistemeve, me përvojë nga çfarëdo OS, të përdorin teknologjitë më të reja me bazë shërbyesi që ofron bashkësia e burimit të hapur.

Administrim i Lehtë

Administroni sistemin tuaj me ndërfaqen e lehtë dhe moderne të Cockpit-it. Shihni dhe mbikëqyrni punën dhe gjendjen e sistemit, dhe instaloni dhe administroni shërbime me bazë kontejner.

Role Shërbyesi

Kur përdorni role shërbyesi, nuk ka pse e rregulloni shërbyesin tuaj nga zeroja. Rolet e shërbyesit lidhen te sistemi juaj Fedora Server, duke ofruar një shërbim të integruar mirë, bazuar mbi platformën Fedora Server. Instalojini dhe administrojini thjesht këta role të gatshëm, përmes mjetit Rolekit.

Shërbime Bazash të Dhënash

Fedora Server sjell me vete një shërbyes baze të dhënash të shkallës industriale, të përshkallëzueshëm, të bazuar në projektin me burim të hapur PostgreSQL.

Zgjidhje e Plotë, e Nivelit Industrial, për Përkatësitë

Kalojeni rrjetin tuaj Linux në një shkallë më sipër, përmes administrimi të thelluar identitetesh, DNS-së, shërbime dëshmish, integrim përkatësish Windows(TM) nëpër mjedisin tuaj me FreeIPA, mekanizmi që vë në lëvizje rolin Fedora Server's Domain Controller.

“Docker Role për Fedora Server ishte i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u instaluar, që të mund të xhironi pamje Docker. Kjo e bën një bankëprovë të goditur, për fillestarë dhe ekspertë në Docker, që kështu të mund zhvillojnë aplikacione pa humbur një sekondë.”

John Unland, Student Sistemesh Informacioni

Gati për një provë me Fedora Server-in?

Shkarkojeni tani

There's more to

Kompjuter

Ky është sistemi Linux që keni pritur kaq kohë.

Atomic

I hajthëm. I fuqishëm. Gati për Everycloud.